Hitaj nxjerr fotot e policëve të plagosur: Efektivët janë përballur me një sulm të paparë më parë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka paraqitur në Komisionin për Çështjet e Brendshme fotografi të efektivëve të plagosur gjatë protestave, në përgjigje të akuzave të deputetit opozitar Erald Kapri për dhunë policore ndaj protestuesve. Gjatë debatit, Kapri i kërkoi kryepolicit të japë dorëheqjen, ndërsa ky i fundit mbrojti veprimet e forcave të rendit. Hitaj deklaroi se efektivët janë përballur me hedhje gurësh dhe sulme ndaj institucioneve që po ruanin. Ai theksoi se nuk do të dëshironte të kishte të lënduar nga asnjëra palë, por paraqiti fotografi të punonjësve të policisë me dëmtime të rënda, përfshirë fraktura në këmbë dhe dëmtime në kokë. “Sa u përket dëmtimeve të punonjësve të policisë, nuk do të doja të kishte asnjë të dëmtuar. Por fakti...
Burimi:
ntv.al