Hita uron studentët: Garantojmë sigurinë tuaj dhe një mjedis sa më të qetë për të studiuar

Hita uron studentët: Garantojmë sigurinë tuaj dhe një mjedis sa më të qetë për të studiuar

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita uroi sot studentët për nisjen e vitit të ri akademik. Në mesazhin e tij, Hita theksoi se “për Policinë e Shtetit, nisja e vitit akademik sjell përgjegjësi dhe angazhim të shtuar për të garantuar sigurinë tuaj dhe një mjedis sa më të qetë për të studiuar”. Ai siguroi studentët se Policia e Shtetit do të jetë pranë tyre “për të parandaluar çdo fenomen që cenon sigurinë në mjediset universitare”. “Bashkëpunimi me ju është një vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit. Siguria ndërtohet së bashku”, theksoi ai.