Hita takon Drejtorin e Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë Hetimore Antimafia
Strategji e përbashkët për goditjen e grupeve kriminale ndërkufitare, kapjen e shtetasve në kërkim dhe luftën kundër krimeve kibernetike e trafiqeve të paligjshme. Në vijim të vizitës zyrtare në Itali, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi një tjetër takim të rëndësishëm në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet strukturave policore të të dyja vendeve, me fokus goditjen e krimit të organizuar dhe të grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Itali dhe Shqipëri. Drejtues Madhor Skender Hita dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në një takim të veçantë në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale, nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, njëherazi Drejtori Qendror i Policisë Kriminale, Prefekti Raffaele Grassi, si dhe nga Drejtori i...
Burimi:
kohajone.com