Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës
132 mijë fidanë kanabisi janë evidentuar dhe goditur në tentativë për t’u kultivuar në tokë gjatë vitit 2026, ndërsa 165 persona janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar penalisht për veprimtari që lidhen me kultivimin e bimëve narkotike. Shifrat janë bërë publike nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë konferencës së përbashkët me partnerët italianë të Guardia di Finanza, ku u prezantuan rezultatet e luftës kundër kultivimit të kanabisit. Gjatë fjalës së tij, Hita u ndal te masat parandaluese, kontrollet në territor, përdorimi i teknologjisë dhe bashkëpunimi me partnerët italianë. “Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem pjesë e kësaj tradite të rëndësishme dhe tashmë të konsoliduar të bashkëpunimit me partnerët tanë strategjikë, kolegët dhe miqtë tanë italianë. Kjo tryezë e...
Burimi:
javanews.al