Historia e veçantë e Jonit! Përpara operacionit vogëlushi kërkoi një foto të Asllanit, FSHF i realizon ëndrrën; takon kuqezinjtë e kombëtares
Historia e Jonit me Kombëtaren shqiptare nisi në vitin 2025, kur një familjare e tij i shkroi faqes zyrtare të FSHF-së me një kërkesë të veçantë. Joni po përgatitej të hynte në një operacion të vështirë në kuadër të trajtimit të tij për kancerin dhe familja kërkonte një video inkurajuese nga Kristjan Asllani, një prej futbollistëve të tij të preferuar. FSHF-ja iu përgjigj kërkesës dhe Joni mori mesazhin e Asllanit në një moment të vështirë të jetës së tij. Rreth një vit më vonë, familja e Jonit na kontaktoi sërish me një lajm të mirë: Joni kishte kaluar një periudhë të vështirë trajtimi, përfshirë kimioterapinë, dhe ishte në rrugën e rikuperimit. Sipas familjes, mesazhet dhe mbështetja e Kombëtares kishin qenë një motivim i veçantë për...
Burimi:
gijotina.com