Historia e trishtë që fshihet pas këngës së njohur “Moj e bukura More”
Të gjithë e kemi dëgjuar këngën “Moj e bukura More”, një ndër lirikat më të bukura të shkruara ndonjëherë për atdheun. Por pas këtyre vargjeve fshihet një histori e rrallë, e trishtë dhe e shprehur aq bukur sa rrallë herë mund të haset në këngët e asaj kohe. Gjatë shekullit XVI, një pjesë e banorëve të trojeve arbërore u detyruan të largoheshin nga aty drejt bregut tjetër të Adriatikut, duke kërkuar atje paqen dhe lumturinë që në trojet e tyre pushtuesi turk po ia mohonte. Ata vinin nga Veriu dhe Jugu, nga Lindja dhe Perëndimi, nga fushat e malet e atyre trojeve me një bukuri të rrallë dhe shumë të lakmueshme dhe, veç të tjerash, bashkoheshin edhe në dhimbjen për lënien e atdheut. Vuajtjet e...
Burimi:
kultplus.com