Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

Ministri i Financave, Petrit Malaj thotë se heqja e taksës së qarkullimit nga nafta, u bë pasi kishte një kërkesë të vazhdueshme, që kjo taksë të kalonte tek automjetet. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Malaj u shpreh se nga transferimi i kësaj takse, tek taksat e automjetit, buxheti i shtetit do ketë 50 milionë euro më pak të ardhura. Lidhur me makinat elektrike, Malaj nënvizoi se edhe këto automjete do duhet të paguajnë taksë për amortizimin e infrastrukturës rrugore. “Ka pasur një kërkesë të vazhdueshme që të bëhej transferimi i taksës së qarkullimit nga nafta, të kalonte tek taksat e mjeteve, siç ka qenë më përpara. Ka pasur vlerësim shumë të kujdesshëm nga Ministria e Financave dhe nga ana e qeverisë. Kjo është...