Hetimi për publikimin e videove intime me VIP-at, zbulohen detaje të reja! Adi Hila shkatërroi hardiskun e kamerave! Ja çfarë alibie dha

Hetimi për publikimin e videove intime me VIP-at, zbulohen detaje të reja! Adi Hila shkatërroi hardiskun e kamerave! Ja çfarë alibie dha

Është hedhur shorti në Prokurorinë e Tiranës për dosjen e video skandalit të kompozitorit Adi Hila. Sipas informacioneve nga gazetarja Anila Hoxha, çështja do të hetohet nga prokurori Julian Xhengo. Sipas Hoxhës, në kuadër të kësaj çështjeje janë depozituar dy kallëzime në polici. Hila ka bërë kallëzim me pretendimin se është hakeruar, ndërsa kallëzim ka bërë edhe këngëtarja Eli Fara, me pretendimin për shkelje të privatësisë. Mbi bazën e këtyre dy kallëzimeve, çështja lidhet me disa vepra penale, konkretisht hyrjen e paautorizuar kompjuterike, sipas kallëzimit të Hilës, si dhe përgjimin e paligjshëm të të dhënave kompjuterike dhe keqpërdorimin e pajisjeve kompjuterike, sipas kallëzimit të Eli Farës. Ditën e djeshme vetë aktorja Monika Lubonja ka bërë me dije se ka ngritur kallëzim penal ndaj Adi Hilës....