Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, të lidhura me hetimet për aktivitetin kriminal të kartelit të njohur si “Çopja-Çela”. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, është vendosur sekuestro preventive mbi një kompani tregtare, 25 automjete dhe një tokë në Tiranë, pasuri të regjistruara në emër të Ardian Çelës dhe Franc Çopjas. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, sekuestrimi është kryer në kuadër të procedimit penal nr. 187 të vitit 2023, ku paralelisht me hetimin penal është zhvilluar edhe hetimi pasuror. Ky i fundit ka identifikuar pasuri që dyshohet se janë produkte të veprimtarisë kriminale, të regjistruara në emër të personave nën hetim dhe familjarëve të tyre. Me vendimin nr. 667, datë 14 tetor 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë...
Burimi:
gijotina.com