Hetimi i SPAK/ Mashtrim me call center, 7 në pranga! Telefonatat kryheshin nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Një operacion ndërkombëtar ka zbërthyer një skemë mashtrimi financiar përmes call center-ave duke çuar në arrestimin e 7 personave, 3 prej të cilëve në Kosovë. Ata do të ekstradohen drejt Gjermanisë. Pjesë e operacionit të Europol dhe Eurojust ishin edhe SPAK e Policia e Shtetit. Skema e mashtrimit përdorte platforma online të cilat paraqiteshin si të ligjshme për të joshur viktimat, nga të paktën 50 vende, që të transferonin shuma të mëdha parash. Humbjet financiare vlerësohen në mbi 4 milionë euro. Operacioni vjen pas arrestimeve dhe kontrolleve të mëparshme të kryera në vitet 2022 dhe 2025. Në vitin 2022, një çift gjerman paraqiti një kallëzim pasi kishte investuar kursimet e tij përmes një platforme online, por më pas kishte konstatuar se nuk mund të tërhiqte...
Burimi:
gijotina.com