Hetimet për videot intime, Adi Hila shkatërroi hard-diskun e kamerës, çështja i kalon Prokurorisë

Hetimet për videot intime, Adi Hila shkatërroi hard-diskun e kamerës, çështja i kalon Prokurorisë

Adrian Hila TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimin për skandalin e videove intime, ku në qendër është kompozitori Adrian Hila dhe dhjetëra artiste e këngëtare. Pas hedhjes së shortit, dosja do të ndiqet nga prokurori Julian Xhengo. Hetimit i është shtuar tashmë edhe një tjetër vepër penale, ajo e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kjo lidhet me një veprim të kryer gjatë fazës së hetimeve paraprake, pasi policia ka tentuar të këqyrë një hard-disk të sekuestruar në kuadër të çështjes. Sipas informacionit të bërë publik, pas sekuestrimit autoritetet kanë konstatuar se pajisja ishte dëmtuar. Për këtë rrethanë, Hila ka deklaruar se hard-diskun e kishte shkatërruar vetë, shkruan gazetarja Anila Hoxha. Mësohet se në lidhje me çështjen në fjalë janë bërë disa kallëzime në polici,...