“Hetimet për SHISH, sukses”/ Përplasja në Kuvend, Balla ‘korrigjon’ Berishën: Andi Lila futbollist, jo kompozitor
sali berisha-taulant balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është përplasur me kryedemokratin Sali Berisha për skandalin e SHISH. Në replikë me Berishën, Balla i quajti hetimet ndaj kreut të SHISH si një sukses të drejtësisë, duke i kujtuar se ka marrë fund koha kur gjyqet bëheshin në Kuvend dhe asnjë nuk hetohej dhe dënohej nga drejtësia. Duke iu përgjigjur deklaratës së Berishës lidhur me videot intime të kompozitorit Andi Hila, për të cilat kryedemokrati tha se nuk janë asgjë krahasuar me ato që PS-ja ka me Ergys Agasin, Balla i tha se kompozitori ka tjetër emër. Balla e korrigjoi Berishën pasi ky i fundit ngatërroi emrin e personazhit kryesor të përfshirë në videot e përmendura gjatë debatit në Kuvend. "Njëherë, dua të them...
Burimi:
zeri.ai