Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin
Grupi parlamentar i PS ka reaguar lidhur me hetimet ndaj ish-drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke kërkuar që çdo dyshim i ngritur nga organi i akuzës të hetohet dhe zbardhet nga SPAK, pa ndërhyrje apo mbivendosje nga institucione të tjera. Në reagimin e Grupit të PS theksohet se përgjegjësia për hetimin dhe gjykimin e çështjes duhet t’u lihet organeve të drejtësisë, ndërsa Kuvendi nuk mund të përdorë mekanizmat e kontrollit parlamentar për të zëvendësuar kompetencat e prokurorisë. PS i referohet edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se Kuvendi nuk mund të përdorë kontrollin parlamentar për të verifikuar prova, përcaktuar fakte penale apo përgjegjësi individuale. REAGIMI Lidhur me hetimet mbi ish-drejtoren e Shërbimit Informativ ne presim që çdo dyshim i organit të...
Burimi:
javanews.al