Hetim për terrorizëm ndërkombëtar, e mitura shqiptare në Itali publikonte materiale të ISIS-it në TikTok

Hetim për terrorizëm ndërkombëtar, e mitura shqiptare në Itali publikonte materiale të ISIS-it në TikTok

Një e mitur me origjinë shqiptare, banuese në zonën e Raguzës, është vendosur në një qendër komunitare me urdhër të Gjykatës për të Mitur të Katanias. Masa e sigurisë u ekzekutua nga Policia e Shtetit në Raguzë, në kuadër të një hetimi për veprat penale të vetëtrajnimimit dhe apologjisë së terrorizmit, përfshirë terrorizmin ndërkombëtar. Hetimet nisën pas një sinjalizimi nga AISI, Agjencia e Informacionit dhe Sigurisë së Brendshme të Italisë, dhe u kryen nga Digos, njësia e policisë që merret me hetimin e krimeve politike dhe terrorizmit, edhe përmes verifikimeve në mjedisin shkollor. Hetuesit dyshohet se kanë konstatuar ndryshime në sjelljen e vajzës, e cila thuhet se kishte kufizuar rrethin e saj shoqëror. E mitura kishte rënë në vëmendjen e autoriteteve pas publikimit në TikTok...