Helen Mirren nderohet me çmimin “Douglas Sirk” në Festivalin e Filmit në Hamburg
30 September, 2026 - 10:00 Aktorja britanike dhe fituese e çmimit “Oscar”, Helen Mirren u nderua sot me çmimin “Douglas Sirk” në edicionin e 34-t të Festivalit të Filmit në Hamburg. Mirren u nderua me çmimin në skenën e kinemasë “CinemaxX” në Hamburg, gjatë premierës gjermane të filmit të saj të ri “A Talent for Murder”. Çmimi “Douglas Sirk” jepet që nga viti 1995 për personalitete që kanë dhënë një kontribut të veçantë në kinematografi dhe industrinë e filmit. Sipas festivalit, Mirren nderohet për karrierën e saj më shumë se gjashtë dekada në teatër, televizion dhe kinema. Gjatë karrierës së saj, Mirren ka interpretuar role të shumta, ndër të cilat spikat ai i mbretëreshës Elizabeth II në filmin “The Queen” të vitit 2006. Për këtë...
Burimi:
kultplus.com