No Image Available

HEKURUDHA TIRANË-RINAS/ Shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin

Hekurudha Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese për projektimin e detajuar dhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të Aeroportit të Rinasit. Vendimi vjen pas përfundimit të shqyrtimit të një ankese nga Komisioni i Prokurimit Publik, që kishte pezulluar vijimin e procedures, duke i hapur rrugë nënshkrimit të kontratës. Kompania fituese Hastoçi ka ofruar rreth 81 mln lekë pa TVSH, ndërsa fondi limit ishte 91.6 mln lekë. Në tender morën pjesë gjashtë operatorë ekonomikë, teksa një prej tyre kundërshtoi skualifikimin nga gara, çka solli pezullimin e procedurës. Gjithsesi, Komisioni i Prokurimit Publik vlerësoi se dokumentacioni nuk përmbushte kërkesat e tenderit dhe lejoi Hekurudhën Shqiptare të vijonte procedurën. Stacioni i Rinasit është pjesë e projektit të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës –Aeroporti i Rinasit. Krahas godinës, projekti...