Hedhja e molotovëve, efektivët Shqiponja mbërrijnë në Bulevard
Situata është tensionuar gjatë protestës në Bulevardin përpara Kryeministrisë, ku janë dislokuar edhe efektivë të forcave speciale të policisë “Shqiponja”. Pas disa orësh qetësie, tensionet e para u shfaqën pranë godinës së Kryeministrisë, ku fillimisht u hodh një kapsollë dhe më pas molotovë. Gjatë zhvillimeve, protestuesit dogjën edhe një karrige, në një veprim simbolik që lidhet me ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Prania e forcave të policisë është shtuar në zonë, ndërsa autoritetet po ndjekin situatën në terren.
Burimi:
ntv.al