Haxhiu uron Qeverinë e re, kërkon përmbylljen e procesit institucional
13 September, 2026 - 17:00 Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e ri qeveritar, pas votimit të Qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës. Haxhiu u ka dëshiruar punë të mbarë dhe sukses në përgjegjësitë e tyre, duke theksuar se përpara institucioneve të vendit janë një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë reformat, zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Ajo ka thënë se Kuvendi do të vazhdojë punën e tij përmes agjendës legjislative dhe mbikëqyrjes parlamentare të Qeverisë. Sipas Haxhiut, me zgjedhjen e Kuvendit dhe Qeverisë, mbetet edhe zgjedhja e Presidentit të Republikës për kompletimin e institucioneve. Ajo ka bërë thirrje që deputetët ta ushtrojnë përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe...
Burimi:
kultplus.com