Haxhiu hap fushatën “Tetori Rozë”, më pas takim me von der Leyen
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot dy aktivitete në Prishtinë, në kuadër të agjendës së saj zyrtare. Në orën 09:00, Haxhiu do të marrë pjesë në hapjen e fushatës “Tetori Rozë”, e cila shënon fillimin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Aktiviteti do të mbahet në hollin e Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq, në orën 12:30, Haxhiu do të presë në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Takimi do të zhvillohet në kabinetin e Presidentes. Të dy aktivitetet janë pjesë e agjendës së sotme të ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com