Haxhiu e shtyn për të dielën seancën konstituive mes mosmarrëveshjeve për nënkryetarët
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shtyrë për të dielën vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së 11-të, mes mosmarrëveshjeve për votimin e nënkryetarëve, pasi partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) braktisën sallën. PDK-ja e kishte braktisur sallën të premten paradite pasi Lëvizja Vetëvendosje në pushtet nuk ia kishte votuar kandidaten për nënkryetare dhe nuk u kthye në sallë kur seancë vazhdoi pasdite. LDK-ja nuk pranoi ta propozojë kandidatin e saj, pasi Haxhiu e tejkaloi zgjedhjen e nënkryetarit nga PDK-ja, i cili ishte i dyti në radhë për t’u zgjedhur, sipas procedurës. Seanca do të vazhdojë të dielën paradite, por nuk është e qartë nëse diçka do të ndryshojë duke ditur se PDK-ja ka...
Burimi:
vizionplus.tv