Hashim Thaçi dhe Jakup Kraniqi dënohen me nga 25 vjet burgim për krime lufte

Hashim Thaçi dhe Jakup Kraniqi dënohen me nga 25 vjet burgim për krime lufte

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë. Gjithashtu edhe Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim. Krasniqi shpallet fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.