Harta territoriale e PS për 46 bashki, protestuesit protestë para Kuvendit: S’e shuani identitetin tonë

Harta territoriale e PS për 46 bashki, protestuesit protestë para Kuvendit: S’e shuani identitetin tonë

Një grup protestuesish janë mbledhur këtë të hënë para Kryesisë së Kuvendit, në shenjë kundërshtimi ndaj propozimit të Partisë Socialiste për hartën e re territoriale. Ndërsa Komisioni i Ligjeve pritet të shqyrtojë dhe votojë sot projektligjin, protestuesit kanë dalë me pankarta në duar, ku shprehin kundërshtimin ndaj ndryshimeve të propozuara. “Poliçani nuk negociohet”, “Mos e prekni Selenicën” dhe “Nuk e shuani dot identitetin tonë” janë disa prej mesazheve të shkruara në pankarta, përmes të cilave protestuesit kundërshtojnë riorganizimin e ri territorial. Nëse projektligji merr miratimin e Komisionit të Ligjeve, ai pritet të kalojë për votim në seancën plenare të Kuvendit më 8 tetor. Sipas propozimit të PS, numri i bashkive në vend do të ulet nga 61 në 46. Kjo do të thotë se 15...