Harta 500-vjeçare rikthen misterin e Kopshtit të Edenit, ja ku mendohej se ndodhej “parajsa” biblike…

Harta 500-vjeçare rikthen misterin e Kopshtit të Edenit, ja ku mendohej se ndodhej “parajsa” biblike…

Një hartë gati pesë shekullore, e ruajtur brenda një Bible të shekullit të 16-të, ka rikthyer në vëmendje një prej mistereve më të mëdha fetare dhe historike, ku ndodhej Kopshti i Edenit, parajsa ku, sipas traditës biblike, jetuan Adami dhe Eva. Sipas New York Post, harta gjendet në një Bibël të Gjenevës të vitit 1599 dhe mban titullin “Situata e Kopshtit të Edenit”. Ajo bazohet në një vizatim të vitit 1554, të krijuar nga reformatori protestant John Calvin. Një koleksionist i librave fetarë antikë, i njohur në YouTube si Ashleys_AntiqueBibles, e cilësoi hartën si jashtëzakonisht të detajuar për kohën kur është krijuar. Sipas hartës, Kopshti i Edenit ndodhej pranë burimit të lumit Eufrat, në rrëzë të malit Ararat, në territorin e Turqisë së sotme. Kjo...