Harry Styles pushton Madison Square Garden, 30 net që rikthejnë magjinë e yllit britanik

Harry Styles pushton Madison Square Garden, 30 net që rikthejnë magjinë e yllit britanik

Nga një 18-vjeçar që dikur puthi dyshemenë e Madison Square Garden nga emocionet, te një prej artistëve më të mëdhenj të pop-it që tani mbush të njëjtën arenë për 30 net radhazi. Harry Styles është rikthyer në skenën legjendare të Nju Jorkut, këtë herë me një spektakël që tregon sa shumë ka ndryshuar që nga ditët e One Direction. Styles nisi të mërkurën rezidencën e tij të shitura tërësisht në Madison Square Garden, duke dyfishuar rekordin e tij të mëparshëm prej 15 netësh me “Love on Tour”. Kjo është edhe ndalesa e vetme e tij në SHBA në kuadër të turneut “Together, Together”, i cili shoqëron albumin e tij të katërt, “Kiss All the Time. Disco, Occasionally”. Në moshën 32-vjeçare, Styles u shfaq në skenë...