Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

Parlamenti i Groenlandës ka ratifikuar të martën marrëveshjen e sigurisë për ishullin arktik, të arritur në fillim të këtij viti me presidentin amerikan Donald Trump. Megjithatë, disa deputetë të opozitës kanë ngritur pikëpyetje për përfitimet ekonomike që mund të sjellë kjo marrëveshje për Groenlandën. Marrëveshja u nënshkrua në shtator nga Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Groenlanda, me synimin për t’i dhënë fund tensioneve të krijuara pas kërcënimeve të përsëritura të Trump për të marrë kontrollin e ishullit, i cili ka një rëndësi të madhe strategjike dhe pasuri të konsiderueshme minerare. Groenlanda është një territor vetëqeverisës, por pjesë e Mbretërisë së Danimarkës. Marrëveshja parashikon zgjerimin e rolit të ushtrisë amerikane në ishull, duke hapur rrugën për ndërtimin e dy bazave të reja ushtarake dhe vendosjen e...