Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Forumi Ndërkombëtar për Shkëmbimet dhe Mësimin e Ndërsjellë mes Qytetërimeve 2026 u hap sot në Makao. Në forum marrin pjesë gati 300 përfaqësues të institucioneve qeveritare, organizatave ndërkombëtare, ekspertë dhe studiues nga mbi 20 vende dhe rajone. Përmes pothuajse 40 ligjëratave tematike dhe shkëmbimeve akademike, pjesëmarrësit diskutojnë mbi shkëmbimet, mësimin e ndërsjellë, trashëgiminë dhe zhvillimin e qytetërimeve. Në fjalimin e tij, kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos, Sam Hou Fai theksoi se dallimet dhe keqkuptimet mes qytetërimeve vazhdojnë të ekzistojnë, ndërsa Nisma Globale për Qytetërim ofron mençurinë kineze për përballimin e sfidave botërore. Makao është e gatshme të vazhdojë të luajë rolin e urës së dialogut mes qytetërimeve, të promovojë së bashku me palët e tjera frymën e Rrugës së Mëndafshit dhe bashkëjetesën...