Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash
Deri pak ditë më parë, zona pas shkollës 9-vjeçare Vasil Shanto në njësinë administrative nr.5 në Tiranë ka qenë e mbuluar nga shkurret. Por banorët janë organizuar dhe i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare njësisë administrative për ta transformuar. Gjithçka tashmë është pastruar dhe kjo hapësirë pritet të kthehet në një kënd lojërash dhe stola pushimi. “Tani është për një pjesë që ne për ne ka më tepër rëndësi për fëmijët. Kështu që shpresojmë që të jetë një investim jo i domosdoshëm, por shumë frytdhënës edhe për hapësirën që do t’ju ofrohet banorëve të moshave të tjera, por kryesisht për fëmijët. Me kërkesën e banorëve është bashkarisht them është realizuar një ide shumë e mirë. Në tërë këtë zonë nuk ka asnjë kënd lojërash....
Burimi:
javanews.al