“Hapësira ku historia takon teknologjinë”- “Muzeu Arkivor”, Rama ndan pamje nga “Tempulli i Dokumenteve”: Zbulohet e shkuara nëpërmjet dokumenteve

“Hapësira ku historia takon teknologjinë”- “Muzeu Arkivor”, Rama ndan pamje nga “Tempulli i Dokumenteve”: Zbulohet e shkuara nëpërmjet dokumenteve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë pamje nga Muzeu Arkivor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ku e ka cilësuar si “Tempullin e Dokumenteve”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se kjo është një hapësirë e re ku historia takohet me teknologjinë. Rama shtoi se vizitori e zbulon të shkuarën përmes dokumenteve, imazheve, zërit dhe ndërveprimit. “Mirëmëngjes dhe me “Tempullin e Dokumenteve”, Muzeun Arkivor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, një hapësirë e re ku historia takohet me teknologjinë dhe vizitori e zbulon të shkuarën përmes dokumenteve, imazheve, zërit dhe ndërveprimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.