Hansi Flick: Skuadra ka më shumë rëndësi se individi, Yamal duhet të jetë i duruar

Hansi Flick: Skuadra ka më shumë rëndësi se individi, Yamal duhet të jetë i duruar

Barcelona do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e radhës në La Liga, atë ndaj Rayo Vallecano. Trajneri Hansi Flick kërkon vijueshmëri në lojë dhe rezultate nga skuadra e tij, duke theksonte atmosferën e mirë në dhomën e zhveshjes dhe rëndësinë e ekipit mbi individin. “Në një sezon shumë gjëra mund të ndodhin. Tani për tani po luajmë mirë, po luajmë mirë dhe në formë. Por, në fund të fundit gjithçka varet nga mënyra se si luajmë si ekip, jo vetëm një ose dy lojtarë. Është e rëndësishme të jemi të lidhur dhe të kemi frymë ekipi“, tha trajneri gjerman. Duke folur për Raphinha, ai tha: “Kur ai luan si 9, ai është ai që duhet të fillojë të bëjë presion dhe e bën shumë...