Hamilton merr përgjegjësitë për gabimin, Vasër karikon Ferrarin: Jemi solidë, do ta tregojmë në Ostin
Ferrari mbërrin në Ostin me synimin për të konfirmuar përparimin e treguar në garat e fundit dhe për të rikthyer skuadrën në rrugën e fitoreve. Makina SF-26 do të prezantohet me përditësime në dyshemenë aerodinamike dhe pjesët anësore, si dhe me një skemë të veçantë ngjyrash, të realizuar në bashkëpunim me sponsorin “HP”. Drejtuesi i skuadrës, Fred Vasër, kërkon vazhdimësi dhe rezultate konkrete në këtë fazë të kampionatit. “Pas dy fundjavave inkurajuese, gjatë të cilave kemi grumbulluar pikë të rëndësishme, po e nisim pjesën amerikane të sezonit në një nga pistat më kërkuese të kalendarit”, deklaroi francezi. Ai theksoi se objektivi kryesor është të shfrytëzohet maksimalisht potenciali i makinës dhe të konsolidohen përmirësimet e arritura në garat e fundit. “Kemi punuar fort për të konsoliduar...
Burimi:
gijotina.com