Hakimi mendon për “Topin e Artë”: Shpresoj që ta fitojë sërish një lojtar i PSG-së

Hakimi mendon për “Topin e Artë”: Shpresoj që ta fitojë sërish një lojtar i PSG-së

15 Tetor 2026 14:13 Alfred Lleshi Mes 30 finalistëve për “Topin e Artë” edhe këtë sezon, Achraf Hakimi nuk e fsheh dëshirën për ta fituar çmimin prestigjioz individual, por vendos mbi gjithçka sukseset e skuadrës. Mbrojtësi i PSG, i cili u rendit i gjashti vitin e kaluar, kur triumfoi shoku i tij i ekipit, Ousmane Dembélé, ëndërron një tjetër fitore pariziene. Në një intervistë për CBS, pas fitores së madhe të PSG-së kundër Manchester City në Champions League, Hakimi foli për mundësinë që një tjetër lojtar i klubit francez ta fitojë trofeun: “Shpresoj që një lojtar i PSG-së ta sjellë këtë trofe në Paris dhe ta festojmë së bashku me tifozët dhe skuadrën. A shpresoj ta fitoj unë? Është një çmim special dhe të gjithë...