Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?
Grupet e hakerëve të lidhur me Rusinë po bashkëpunojnë për të intensifikuar sulmet kibernetike ndaj vendeve europiane. Sipas të dhënave të inteligjencës europiane, grupet “Noname057(16)” dhe “Everest” kanë bashkuar forcat, duke synuar jo vetëm faqet e institucioneve dhe kompanive, por edhe infrastrukturën kritike, si rrjetet elektrike dhe ato të furnizimit me ujë. Kjo aleancë shënon një ndryshim në mënyrën e veprimit të tyre. Deri tani, grupi “Noname057(16)” ishte i njohur kryesisht për sulmet që bllokonin përkohësisht faqet e internetit të ministrive dhe kompanive, duke i mbingarkuar ato me miliona kërkesa hyrjeje. Për këtë qëllim, hakerët përdorin kompjuterë të infektuar, të njohur si “PC zombie”, të cilët kontrollohen nga distanca pa dijeninë e pronarëve të tyre. Ndërsa grupi “Everest”, i krijuar në vitin 2020, njihet për...
Burimi:
javanews.al