Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë
Prefekti i Tiranës, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, e ka cilësuar qesharak vendimin e marrë sot nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, ku 4 ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, u dënuan me 81 vite burg në total. Në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Hajdari tha se vetë çështja ka nisur me një akuzë qesharake të Dick Martin, për transplant organesh në Shqipëri, gjë që sipas tij rezultoi një përrallë e madhe. “Kjo çështje ka filluar me një akuzë qesharake të Dick Martin, që bënte fjalë për transplant organesh në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky ka qenë objekti në bazë të të cilit u kërkua ngitja e një gjykate të posaçme. Ajo ishte një përrallë e...
Burimi:
javanews.al