Haga për Veselin: Ishte figurë kyçe në qëllimin e përbashkët kriminal, mori pjesë dhe inkurajoi krimet
Gjykata në Hagë ka paraqitur gjetjet për rolin e Kadri Veselit në çështje, duke konstatuar se ai ishte figurë kyçe në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal. Sipas gjykatësit Charles Smith, Veseli kontribuoi në identifikimin, sigurimin e informacioneve dhe neutralizimin e personave të konsideruar të dyshimtë. Gjykata tha gjithashtu se ai emëroi persona besnikë për zbatimin e planit, ndërsa shumë prej tyre kryen krime ose ishin në dijeni të tyre. “Veseli dha kontribut në qëllimin e përbashkët kriminal. Ai kontribuoi në identifikimin, sigurimin e informacionit dhe neutralizimin e personave që konsideroheshin të dyshimtë. Veseli ishte anëtar kyç në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal. Ai emëroi persona besnikë për të siguruar zbatimin efektiv të planit. Shumë prej këtyre personave kryen krime ose ishin në dijeni...
Burimi:
ntv.al