No Image Available

“Haga goditi luftën”, veteranët e UÇK-së thirrje për protestë gjithëpopullore në Prishtinë

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, organizatat e dala nga lufta kanë thirrur një protestë gjithëpopullore në Prishtinë. Protesta është njoftuar për të premten, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”. Në një konferencë për mediat, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e cilësoi aktgjykimin si të padrejtë dhe deklaroi se vendimi, sipas tyre, rrezikon të barazojë luftën e UÇK-së me krimet e luftës. Gazmend Syla tha se organizatat e dala nga lufta e kanë kundërshtuar që prej fillimit Gjykatën Speciale dhe procesin gjyqësor, të cilin e konsiderojnë politik. Përveç protestës, veteranët paralajmëruan edhe krijimin e një platforme të përbashkët veprimi që do të funksionojë deri në përfundimin e procesit të apelit. Sipas Sylës, synimi është krijimi...