Habit me deklararën zv.ministri i Brendshëm i Greqisë: Çdo grek duhet të kalojë nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë

Habit me deklararën zv.ministri i Brendshëm i Greqisë: Çdo grek duhet të kalojë nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë

Zv/ministri i Brendshëm i Greqisë, Costas Gioulekas, vizitoi Korçën, ku vuri në pah lidhjet historike të Greqisë me qytetin dhe rëndësinë e trashëgimisë së komunitetit grek në këtë zonë. Sipas agjencisë shtetërore greke të lajmeve, Gioulekas shoqërohej nga një mision që përfshinte përfaqësues të biznesit, të qeverisjes vendore dhe të universiteteve të Greqisë Veriore, në kuadër të një udhëtimi në Shqipëri dhe Mal të Zi. Por gjatë takimit, zv/ministri habiti me deklaratën. “Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë që ishte këtu, që vazhdon të jetë këtu”, deklaroi Gioulekas gjatë takimit me Mitropolitin Anastasios, duke nënvizuar rëndësinë historike të qytetit për popullin grek. Zv/ministri grek theksoi gjithashtu se Kisha e Korçës është ndër më historiket, duke shprehur...