Haaland: Mungesa e fazës përgatitore do ta bëjë këtë sezon të vështirë për mua, uroj që…

Haaland: Mungesa e fazës përgatitore do ta bëjë këtë sezon të vështirë për mua, uroj që…

8 Shtator 2026 9:25 Telesport Erling Haaland ka frikë se mungesa e pushimeve veror, por edhe mungesa e ndeshjeve parasezonale do ta bëjë këtë një sezon të vështirë për të dhe Manchester City. Norvegjezi ka bërë një nisje të fortë të sezonit të ri me tre gola në tre ndeshjet e para në Premier League. Por, 26-vjeçari nuk u paraqit në ndeshjet parasezonale dhe ai pranon se kjo mund të ketë një kosto. “Sezoni i ri filloi dhe unë as nuk pata një ndeshje parasezonale. Normalisht kam pak ndeshje parasezonale, por këtë herë, thjesht asgjë”, deklaroi sulmuesi norvegjez. Më tej, Haaland shtoi: “Ana fizike do të vijë nëse arrin të qëndrosh pa lëndime, por duhet të jesh edhe mendërisht i mprehtë dhe kjo nuk është...