Guximi që Ramës po i kushton shumë. Koalicioni i hejterëve po sulmon Republikën e Shqipërisë
Nga Berat Buzhala Unë jam shumë skeptik për atë që po ndodh në Shqipëri. Kam qenë skeptik prej muajit maj, kur filluan protestat kundër qeverisë së Edi Ramës. Kam qenë skeptik për motivet, për organizatorët, për njerëzit që qëndrojnë prapa tyre, për mënyrën se si një protestë që filloi si antisemite, u bë protestë për mbrojtjen e ambientit, e pastaj u kalibrua si lëvizje për rrëzimin e qeverisë. Mirëpo, kur e sheh dhunën në rrugë, flakën në dyqane, gjakun në trupa njerëzish, më detyrojnë me mendu se tashmë jemi në një situatë tjetër. Shumë më të rrezikshme. Ka momente në historinë e një shteti kur bëhet pothuajse e parëndësishme pyetja se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim. Në momente të tilla, pyetja...
Burimi:
argjiroja.net