Guterres: Këshilli i Sigurimit është i paralizuar nga përçarjet mes fuqive të mëdha
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për reformë urgjente të Këshillit të Sigurimit, duke argumentuar se përçarjet mes fuqive të mëdha kanë paralizuar funksionimin e tij. Në një konferencë për shtyp të mërkurën, Guterres tha se disa prej fuqive të mëdha që janë pjesë e Këshillit të Sigurimit shkelin të drejtën ndërkombëtare, duke dobësuar aftësinë e këtij organi për të vepruar në mbrojtje të paqes dhe sigurisë. Sipas tij, përbërja aktuale e Këshillit nuk pasqyron më realitetin e botës së sotme, pasi është krijuar dekada më parë dhe nuk përputhet me shpërndarjen aktuale të fuqisë globale. Guterres paralajmëroi gjithashtu se mosfunksionimi i Këshillit po krijon një precedent të rrezikshëm, pasi vende të tjera mund të mendojnë se kanë të drejtë të...
Burimi:
syri.net