“Gurët janë armë e ftohtë në duart e protestuesve”- Ministri Gonxhja: Nuk e ktheni dot bulevardin në tortë pavarësie! Pamjet janë të qarta

“Gurët janë armë e ftohtë në duart e protestuesve”- Ministri Gonxhja: Nuk e ktheni dot bulevardin në tortë pavarësie! Pamjet janë të qarta

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka argumentuar sot në emisionin “Off the Record” në A2CNN se heqja e gurëve të trotuareve në bulevardin e Tiranës u bë për të shmangur përdorimin e tyre si armë e ftohtë gjatë protestave. Gonxhja u ndal te mënyra se si protestuesit mblidhnin gurët në kova për t’i përdorur më pas sipas tij si municion, duke e krahasuar këtë skenë me episodin e tortës së pavarësisë. Sipas ministrit, pamjet filmike tregojnë se gurët merreshin nga trotuaret, grumbulloheshin në kova dhe më pas shpërndaheshin mes protestuesve për t’u përdorur gjatë përplasjeve. “Nuk mund të kthehet dot bulevardi dhe anët e tij në një tortë pavarësie, ku merreshin gurët e trotuareve, dhe po këta që bëheshin merak për marrjen...