“Grue prej zjermi” i Donika Dabishevcit u promovua në Deçan
Në kuadër të Tetorit – Muajit të Letërsisë dhe Arteve në Deçan, u promovua libri me poezi “Grue prej zjermi” i poetes Donika Dabishevci. Takimi mblodhi shkrimtarë, studiues, nxënës dhe dashamirës të letërsisë, ndërsa ndërthuri vështrimet kritike mbi krijimtarinë e autores me interpretimin e poezive të saj. Takimi u moderua nga poetja Ajne Ibërhysaj, ndërsa për librin dhe veprën letrare të Dabishevcit folën studiuesi e shkrimtari Gëzim Aliu dhe shkrimtarët Ramë Oraca e Shefqet Dibrani. Aliu paraqiti një analizë krahasuese të krijimtarisë së autores, ndërsa Oraca dhe Dibrani sollën recensionet e tyre për veprën e promovuar. Pjesë e programit ishin edhe nxënësit e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, të përgatitur nga profesoresha Ajnishahe Kuqi Lokaj. Përmes deklamimit të poezive nga libri, ata sollën para të...
Burimi:
kultplus.com