Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Lavrio, rreth 50 kilometra në jug të Athinës, ku një 32-vjeçar rumun ka plagosur me thikë ish-gruan e tij dhe partnerin e saj aktual. Sipas mediave greke, autori ka hyrë në banesën e çiftit pasi ka thyer një dritare dhe ka sulmuar ish-gruan e tij 32-vjeçare dhe partnerin e saj, 33-vjeçarin me origjinë shqiptare Klevis Tite. Gruaja ka marrë plagë në shpinë dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa Tite ka pësuar dëmtime në duar dhe në zonën gjenitale dhe është transportuar në spitalin Asklipio. Ngjarja ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të mitur të ish-çiftit, 1 dhe 2 vjeç, të cilët janë marrë në kujdes nga psikologët në gjendje shoku. Sipas raportimeve,...