Grenell i jep goditje marrëveshjes Kurti-Abdixhiku, mbështet deputetet rebelë

Grenell i jep goditje marrëveshjes Kurti-Abdixhiku, mbështet deputetet rebelë

Ish-i dërguari amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas përçarjes brenda LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Grenell ka shprehur mbështetje për gjashtë deputetët e LDK-së që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Sejdiun, duke veçuar ish-kryeministrin Avdullah Hoti. “Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, shkroi Grenell në platformën X. Gjashtë deputetët që kundërshtojnë kandidaturën janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Armend Zemaj, Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Janina Ymeri. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kandidatura e Sejdiut ishte miratuar unanimisht nga Kryesia, por kundërshtimi i gjashtë deputetëve ka krijuar një situatë të re politike. Sipas tij, Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje. Edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin...