Grekët marrin menjëherë frenat e Euroleague, Real Madrid ende pa asnjë fitore

Grekët marrin menjëherë frenat e Euroleague, Real Madrid ende pa asnjë fitore

Euroleague në basketboll për meshkuj ka nisur rrugëtimin e saj për sezonin e ri sportiv 2026-2027, teksa janë luajtur takimet e javës së dytë të sezonit të rregullt. Kampionët në fuqi të Olympiacos fituan 93-91 në sekondat e fundit në fushën e Zalgiris Kaunas. Ekipi tjetër grek i Panathinaikos mundi 102-79 Villeurbanne. Me pikë të plota pas dy javëve të para janë edhe Dubai Basketball, Fenerbahce, Valencia Basket e Partizan Beograd. Surpriza e deritanishme është Real Madrid, ende pa asnjë fitore, ashtu sikurse Virtus Bologna e Crvena Zvezda. Euroleague-Java e dytë Dubai Basketball – Barcelona, 94-87 Zalgiris Kaunas – Olympiacos, 91-93 Anadolu Efes – Real Madrid, 94-84 Fenerbahce – Bayern Munich, 100-76 Crvena Zvezda – Hapoel Tel Aviv, 80-81 Armani Milano – Virtus Bologna, 87-85...