Grabitje si në filma në Tiranë, i riu i rrëmben çantën gruas në prani të fëmijës
Njoftimi i Policisë: Tiranë/Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të qytetarëve, finalizohen 3 operacione për zbardhjen e vjedhjeve. Arrestohen 3 shtetas që dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh (disa, me dhunë), në Rinas dhe në Tiranë. Sekuestrohen 10 mjete të dyshuara të vjedhura. -Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Navigator”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit F. K., 51 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme në kryeqytet. Me cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura. -Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “October”, gjatë...
Burimi:
ntv.al