Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin paratë nga kasaforta
Një pikë karburanti në qytetin e Klosit është grabitur në orët e para të mëngjesit nga dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se kanë marrë një shumë parash pasi kanë kërcënuar punonjësin e subjektit. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej autorëve ka mbajtur nën kontroll punonjësin e karburantit, ndërsa grabitësi tjetër ka marrë paratë që ndodheshin në kasafortë. Pas grabitjes, të dy autorët janë larguar nga vendngjarja. Deri më tani nuk është bërë e ditur vlera e shumës së grabitur, ndërsa ende nuk dihet nëse autorët kanë qenë të armatosur gjatë kryerjes së grabitjes. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Hetimet vijojnë,...
Burimi:
javanews.al