Grabitje e bujshme në Francë, vidhet “Apokalipsi” i Dali, libri unik dhe më i çmuar në botë!
Një tjetër vjedhje e bujshme godet muzetë francezë: persona të paidentifikuar hynë në Qendrën e Artit Bashkëkohor në Issoire, në Auvergne, dhe vodhën “L’Apocalypse”, një vepër monumentale me peshë 210 kilogramë, e zbukuruar me ar dhe gurë të çmuar dhe me vlerë disa milionë euro. Dikur ajo cilësohej si “libri më i çmuar në botë”. Vetëm kopertina prej bronzi, e realizuar nga Salvador Dalí, peshon 150 kilogramë. Vepra u konceptua dhe porosit në vitin 1959 nga botuesi i librave të artit Joseph Forêt, bazuar në “Apokalipsin” e Shën Gjonit. Në realizimin e saj morën pjesë shtatë artistë të njohur, mes tyre Dalí, Georges Mathieu, Bernard Buffet dhe Leonor Fini, ndërsa shtatë shkrimtarë e mendimtarë, përfshirë Jean Cocteau, Emil Cioran dhe Ernst Jünger, kontribuuan me komente...
Burimi:
javanews.al