Grabitja e frikshme ku partnerja e tij shtatzënë humbi fëmijën, jepet dënimi për autorin e sulmit ndaj Donnarumma

Grabitja e frikshme ku partnerja e tij shtatzënë humbi fëmijën, jepet dënimi për autorin e sulmit ndaj Donnarumma

Kjykata e Parisit ka dënuar me 9 vite burg dhe 80 mijë euro gjobë Ilyas Kherbouch, 21 vjeç, i konsideruar nga autoritetet si një prej personave kryesorë në organizimin e grabitjes së portierit Gianluigi Donnarumma dhe partneres së tij, Alessia Elefante. Ngjarja ndodhi më 21 korrik 2023 në Paris, në zonën e Avenue Montaigne, ku çifti jetonte në atë kohë. Donnarumma ishte pjesë e Paris Saint-Germain. Sipas akuzës, autorët hynë në apartament duke u ngjitur në çati me një shkallë dhe më pas duke hyrë përmes një dritareje. Futbollisti u godit në fytyrë dhe u kërcënua me thikë, ndërsa partnerja e tij u detyrua të tregonte vendndodhjen e kasafortës. Sipas dëshmisë së Elefantes, dhuna ndaj saj vijoi edhe pasi ajo u tha autorëve se ishte...