Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta
Grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku u morën rreth 60 mijë euro, zgjati vetëm tre minuta. Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa policia po shqyrton disa pista, përfshirë mundësinë që autori të jetë ndihmuar nga persona të tjerë. Sipas hetuesve, grabitësi kishte informacion të saktë mbi vendndodhjen e parave brenda bankës. Kjo ka ngritur dyshimet se ai mund të ketë pasur bashkëpunëtorë, madje edhe mes punonjësve të institucionit financiar. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova që të konfirmojnë përfshirjen e ndonjë punonjësi. Një tjetër pistë që po verifikohet nga policia lidhet me një person të dyshuar se mund ta ketë vëzhguar bankën përpara grabitjes. Hetuesit kanë krijuar dyshime për rolin e tij, por ende nuk...
Burimi:
javanews.al