Grabiti 60 mijë euro për 3 minuta te ‘Raiffeisen’, ky është autori Robert Duka (FOTO)

Grabiti 60 mijë euro për 3 minuta te ‘Raiffeisen’, ky është autori Robert Duka (FOTO)

robert duka TIRANË- Personi që shihni në foto është 50-vjeçari Robert Duka, autori që dyshohet se kreu grabitjen e filialit të 'Raiffeisen' në zonën e Komunës së Parisit.  Mëngjesin e 2 nëntorit, Robert Duka mbërriti i armatosur dhe i maskuar në ambientet e bankës. Nën kërcënimin e armës, ai arriti të merrte një shumë prej 60 mijë eurosh dhe më pas u largua nga vendngjarja.  Policia ka publikuar pamjet që zbardhin dinamikën e ngjarjes dhe kanë dokumentuar çdo lëvizje të autorit, nga momenti kur autori hyn në bankë deri në largimin e tij. Sipas Drejtorisë së Policisë së Tiranës, identifikimi i 50-vjeçarit u bë i mundur falë punës hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të...